Pas aksidentit që ndodhi dje në Bërzhitë, ku humbën jetën dy adoleshente, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Gjatë mbrëmjes, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete dhe për pasojë viktimë ka mbetur një 17-vjeçar.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. V., i cili ka humbur jetën në spital. Ndërkohë për ndihmë mjekësore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: