Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e trefishtë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç.
Një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa mbetet ende i pa identifikuar.
Personi tjetër që ka mbetur i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar.
Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje .
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.