New York Helicopter Tours, firma e cila operonte fluturimin e helikopterit ku humbën jetën CEO i Siemens së bashku me familjen e tij dhe piloti ka mbyllur menjëherë operacionet e saj.
Administrata Federale e Aviacionit ka bërë të ditur do të nisë një rishikim të menjëhershëm të licencës dhe të dhënave të sigurisë së New York Helicopter Tours. Hetimi do të ndiqet edhe nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit. Senatori amerikan i New York, Chuck Schumer, u kërkoi autoriteteve federale të revokojnë certifikatën e funksionimit të kompanisë pas rrëzimit të helikopterit.
“Ata kanë një histori me raste vdekjeprurëse dhe zakonisht janë kompanitë, jo pilotët, që nuk zbatojne haptazi rregullat e sigurisë,” tha Schumer.
Helikopteri ishte një Bell 206L-4 LongRanger IV, bazuar në të dhënat e gjurmimit.
Helikopteri u ngrit nga bregdeti i Manhatanit në qendër të qytetit, ku fluturoi në jug përpara se të kthehej për të fluturuar deri në lumin Hudson. Sipas autoriteteve ai arriti në Urën George Washington dhe më pas u kthye për të fluturuar përgjatë vijës bregdetare të New Jersey, ku edhe humbi kontrollin.
New York Helicopter Tours ishte përfshirë më parë në dy incidente. Sipas zyrtarëve të qytetit, piloti ishte certifikuar për të drejtuar helikopterë komercialë që nga Gushti 2023, sipas të dhënave nga Administrata Federale e Aviacionit.
Së bashku me ndalimin e fluturimeve me helikopterë, Schumer kërkoi që Administrata Federale e Aviacionit të risë inspektimin që kompanitë dhe helikopterët të jenë në përputhje me rregullat e sigurisë.
(BalkanWeb)