Policia Rrugore e Pogradecit ka arrestuar sot 34-vjeçarin Spartak Cela, drejtuesin e mjetit që shkarktoi pasditen e djeshme një aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vërdovë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”.

Gajtë drejtimit të mjetit ai dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime vetë ky shtetas, si edhe 6 shtetas të tjerë pasagjerë në këtë mjet konkretisht L.D, 39 vjeç, E.M, 45 vjeç, D.A, 23 vjeç, A.H, 26 vjeç, E.G, 40 vjeç dhe A.G, 49 vjeç, banues në Pogradec, nga të cilët dy shtetasit E.G dhe A.G, u dërguan në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa të dëmtuarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: