TIRANE- Pezullohet nga detyra për shkelje disiplinore shefi i Policisë së Kavajës, Arbëresh Vokshi. Në vend të tij është komanduar nëndrejtori aktual i Policisë së Tiranës, Edmond Meshini. Motivet e lëvizjes së drejtorit të Policisë së Kavajës ende nuk janë të qarta, por paraprakisht flitet se Vokshi kishte konflikte me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

Burime të Gazetës Shqiptare thonë se shkarkimi mund të ketë lidhje me problematikën e hasur pas aksidentit të ndodhur në Kavajë të biznesmenit vlonjat, ku humbi jetën Bujana Bushi. Në momentin e aksidentit familjarët pretenduan se viktima kishte 100 mijë euro me vete, të cilat s’u gjendën. Veç kësaj, pati përplasje procedurale të policisë me prokurorinë, ku sendet personale të viktimës iu dorëzuan prokurorit 4 orë më vonë se deklarata e policisë, ku thuhej se materialet i dispononte prokuroria. Gjithsesi, ky është aludimi që përflitet për momentin, deri në një sqarim zyrtar për pezullimin e drejtorit të policisë.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditë më parë për shefin e komisariatit të këtij qyteti, për lidhje me bandat. Berisha shkruan se banda pëbëet nga vrasë e pëdhunues që rrahën për vdekje një të dënuar pasi ky i fundit kishte grushtuar mikun e Sajmir Tahirit, Emiljano Shullazin.

STATUSI I PLOTË i BERISHES
Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht!

Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Asrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.

Ne ate territor mediat transmetuan keqtrajtimin shtazor te nje qytetari nga “çunat e krimit” te Tahirit. Po keshtu gjate zgjedhjeve, funksionoi gjate gjithe fushates, si fallange terrori, nje bande vrasesish e drejtuar nga Rroshi. Ketu me poshte keni disa mesazhe per drejtuesin e komisariatit nga nje qytetar i Kavajes, te cilat sipas tij jua ka nisur edhe qeveritarve te sotem, natyrisht pa sukses! sb

DENONCIMET NE: [email protected]
Para disa ditesh ne qytetaret e Rrogozhines duke besuar tek drejtesia, policia dhe qeveria jone jemi ankuar ne portalin Komisariati Dixhital te cilin Ministri i Brendshem po e reklamon kaq shume, per nje rast teper te rende te vjedhjes e zhvatjes, demit ekologjik si dhe demit te Ures se Trenit ne Rrogozhine e cila po rrezikon te shembet pasi shtetasi Edmond Hysi apo Mondi i Rikes sic njihet ky biznesmen i falimentuar i cili ka nje pike inertesh tek ura e Shkumbinit ne Rrogozhine prej dy javesh merr zhavorr ne menyre te kundraligjshme tek kembet e ures gjate nates, duke pare demin e madh qe kishte shkaktuar dhe rrezikonte te shembte uren e trenit me vlere te pallogaritshme jemi ankuar ne portalin e komisariatit dixhital por a e dini se cfare ndodhi, jo naten qe nuk ka ardhur me skrepi dhe kamionet qe te nxirrnin zhavorr por pronari i tyre Edmond Hysi eshte njoftuar menjehere ne telefon nga shefi i Komisariatit te Kavajes i cili me numrin e tij privat e ka marre kete shtetas e telefon dhe e ka njoftuar se ai duhej te hiqte mjetet e tija per disa dite nga lumi se dikush ishte ankuar per te por Edmondi e ka kundershtuar duke i thene se ai e kishte paguar sipas pazarit qe kishin bere me pare dhe sa leke i kishte kerkuar shefi ai ja kishte dhene po tani sipas Edmond Hysit shefit i eshte shtuar uria dhe e ka larguar. por ky shef komisariati hajdut e ka njoftuar se gjate nates e diteve ne vazhdim aty do te vinin punonjes policie per te ruajtur lumin e per ti bere foto se gjoja informacioni kishte qene i rreme e pasi ti kthehej pergjigje Edmondi duhej te fillonte perseri te mirrte zhavorr.

Ja pra keta jane drejtuesit e policise qe na keni sjelle ju ne Kavaje ku shefi komisariatit me shoferin qe eshte sekseri i tie punojne cdo dite per te vjedhur per veten e tij e per te zbatuar ligjin,

Para disa kohesh ai i ka dhene makinen e policise me targa Policia 0152 sekserit te tij shefit te krimeve te renda ASldi Mema per ta riparuar dhe ata kane nderruar mjetin me mjet tjetr e kane lyer dhe i akne vendosur targat e policise dhe kete mjet e perdorin si privat vetem per te vene gjoba e per te bere shantazh .

Pa folur ketu se pas ores 12.00 te drekes e deri ne darke ky shef komisariati qendron duke pire alkol dhe i dehur ne kohen qe bandat kriminale te nje kandidati per kryetar bashkie levizin me arme ne makinat e tyre, qellojne me arme ne qytet si edhe kercenojne zgjedhesit dhe erdhunojne femra.

Z Berisha ky informacion e shume te tjera per abuzimet ne komisariatin e policise Kavaje i jane derguar te gjitheve.

a e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan MUça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugac.

Informacion i derguar shkb, ministrise se brendshme, policise se shtetit, kryeministrise, dhe qe nuk kane marre masa edhe pse per shefin e komisraiatit te kavajes shkb kishte filluar procedim penal per shperdorim detyre dhe e ka pushuar pas nderhyrjes se partise (ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: