DURRËS

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës.

Një furgon ka përplasur një person me biçikletë, duke e lënë atë të vdekur. Uniformat blu shprehen se shoferi i furgonit është shoqëruar në komisariat, kurse në vendngjarje ndodhet grupi hetimor.

Njoftimi i policisë lokale:

Me datë 30.10.2019, rreth  orës  21:00, në  sektorin  “Rinia”,  Durrës, shtetasi F.L.,47 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka aksidentuar  shtetasin me biçikletë, A.V., 45 vjeç, banues në  Durrës, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet  e policisë për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb