Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, ku ka humbur jetën një 64-vjeçar. Ai është Man Dushaj, vëllai i kryebashkiakut të Tropojës Besnik Dushaj, përfaqësues i PD (në foto).

Mësohet se dy automjete një tip ‘BMW’ dhe një mjet ‘Benz’ janë përplasur në aksin Bajram-Curri- Fierzë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona: Fadil e Bekim Dushaj, Elidon e Alidona Haxhiaj (nënë e bir) si dhe drejtuesi i mjetit “BMW”, N.Madani.

Dy prej të plagosurve janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar. Fadil e Bekim Dushaj janë gjithashtu të afërmit e kryebashkiakut të Tropojës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit ‘BMW’ N.Madani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: