Policia gjermane ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi dje në një kantier ndërtimi në Hafen City të Hamburgut në Gjermani. Nga rrëzimi i një skele masive kanë humbur jetën 4 punetore shqiptare ndërsa 1 tjeter gjithashtu shqiptar, ka mbetur i plagosur. Sipas te afermve qe jetojne ne Shqiperi, i plagosuri eshte ne gjendje kome ne spital.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës kur një skelë u shemb që prej katit të 8 të ndërtesës në vendin e përcaktuar për ashensorin. Trupi I njërit prej punëtorëve u nxor i pajetë të martën në mbrëmje, pas orësh të tëra përpjekje për të larguar hekurat e skelës dhe blloqet e betonit.
Nga të dhënat fillestare besohet se skela nuk ishte fiksuar siç duhet. Gjatë rrëzimit, skela ka marrë me vete edhe rreth 80 blloqe betoni duke zënë nën vete punëtorët e duke bërë shumë të vështirë shpëtimin e tyre.
Fillimisht u tha se viktimat dhe i plagosuri ishin bullgarë, por policia bëri më pas korrigjimin duke saktësuar se ata janë shqiptarë. Konfuzioni u shkaktua pasi punetoret paraqiteshin në punë me dokumenta te falsifikuara bullgare. Hetuesit nuk kanë dhënë ende një shkak për ngjarjen.
(BalkanWeb)
