KAVAJË- Jo vetëm për familjen, por vdekja tragjike në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm e Xhemil Piskut dhe nuses së djalit të tij Edlira Pisku ka hidhëruar së tepërmi edhe miqtë dhe fqinjët. Ata kanë shkuar të parët në vendin e ngjarjes.

Në një prononcim për gazetaren Klodjana Haxhiaj, ndërsa nuk arrijnë t’i ndalin lotët, fqinjët thonë fjalët më të mira për 69-vjeçarin dhe familjen e tij.

“Burrë më i lartë në zonën e Golemit. Po shkonin në Berat me nusen e djalit. Ka fejuar djalin dhe po çonte nusen. Jemi komshinj po shumë të afërt. Kemi 20 vjet bashkë në Golem, në qendër. Familje e nderuar, edhe nuse, edhe çunat”, thonë ata.

Banorët e kësaj zone kanë shqetësim të madh mungesën e një mbikalimi, gjë e cila iu rrezikon jetën çdo ditë. “Mbikalimi është shumë problem”, shprehen ata.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb