Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur të martën rreth orës orës 22:30 në dalje të qyteti të Kavajës. Pas Gentjan Belbës 23  vjeç dhe  Lumturie Demrozi 46 vjeç ka ndërruar jetë edhe i riu 23 vjeçar Vilson Cara i cili sot do të duhej të festonte ditëlindjen por që fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.


417341c4 A298 45ea A552 2a3ac0c9c8f0
417341c4 A298 45ea A552 2a3ac0c9c8f0

Sipas policisë drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’  me targe AA 615 VO që për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti çka ka sjellë vdekjen e tij si dhe të dy personave të tjerët.

Ndërkohë që vajza e viktimës Lumturie Demrozi  Xh.D. 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.


(n.b/BalkanWeb)


Etiketa: