TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngushëlluar familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Maqedoni. Në një status në “Facebook”, Meta shprehet i prekur dhe i trishtuar nga lajmi dhe thotë se është shpirtërisht pranë familjeve të lënduara.

“Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.
Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj!
Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror!
Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!”, shkruan Kreu i Shtetit.

Meta Fb
Meta Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb