Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur në fshatin Rrenc të Shkodrës. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se me dy automjetet ka qenë duke udhëtuar familja Ndreka ndërsa në mjetin tjetër ishin tre persona.

aksident 1 shkoder

Mësohet se 17-vjeçarja Lorena Ndreka dhe Kristiano Vaso, 24 vjeç janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Është dashur dhe ndërhyrja e zjarrfikëses për nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti. I fundit që është nxjerrë nga zjarrfikësit ka qenë shtetasi Viktor Ndreka.

Sipas burimeve ai ka fraktura të rënda në gjymtyrët e poshtme të trupit por komunikon dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ashtu si vajza 17-vjeçare Lorena Ndreka dhe 24-vjeçari Kristian Vaso edhe Viktor Ndreka pritet të dërgohet drejt Tiranës.

aksidenti shkoder 3 ok

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për “BalkanWeb” dhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb