I hidhur ishte fati i Evis Prekës, të mbijetuarës së vetme nga aksidenti tragjik në Velipojë, ku ajo humbi gjithçka. Bashkëshorti dhe 3 fëmijët e saj të vegjël, më i vogli vetëm 7 muajsh, humbën jetën nga aksidenti i rëndë. E mes dhimbjes së madhe që la pas ngjarja, Evisi herë pas here kujton fëmijët dhe burrin e saj në rrjetet sociale.

Një nënë fatkeqe, ku deri dje kujdesej për të vegjlit e saj, Noemin, Ajselin dhe Rajanin, ndërsa sot nuk ka asnjërin. Pavarësisht se i duhet të mësohet me mungesën e madhe, Evisi ka thyer sërish heshtjen, pasi sot djali i saj Rayan do të mbushte 8 muajsh. “Më raftë pika mamit Rayan, ti i bëre 8 muajsh në parajsë shpirt pa mamin tat që të donte shumë. Mami po mbaron pa ju shpirt, ju ma keni tha shpirtin Rayan mami mezi e priste datën 11, por asgjë nuk i ngeli mamit tuj o jetat e mia. Po mami atje do vij jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë për mamin”, shkruan Evisi. Ndërkohë, kunata e saj ka postuar në faqen e “Facebook’-ut një video me një mesazh rrëqethës kushtuar nipit të saj të ndjerë.
statusi
“Ah mor Rayan sa me zemer te coptume e pres Daten 11 mor Shpiri I halles . Ishe gëzimi i jetes tone ishe cdo gja per ne. Me mungon deri ne palce te shpirtit Po me pervelohet po me djeget shpirti per ju. Happy 8 months in heaven my nephew”, shkruan Gonxhe Preka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb