VELIPOJE- Për familjen Preka në Velipojë ku 4 njerëzit e tyre të dashur humbën jetën në një aksident tragjik dhimbja është ulur këmbëkryq.

Pasi Ervisa Preka mësoi të vërtetën e hidhur se burri bashkë me 3 fëmijët e saj kishin humbur jetën në aksident, vjen një mesazh rrëqethës nga kunata e saj. Përmes një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Gonxhe Preka i dedikon fjalë zemre vëllait, Edmondit, dhe 3 nipërve të saj.

“Nje jave pa ju … O zoj e bekume mi mbaj ne gjirin tënd. Ti kam besu ty o I madhi zot. Une ju kam ne zemer ju jetoni me mua mbrenda zemres time deri ne sekondin Tim te fundit ”, – shkruan Gonxhe Prek.
Postimi

Kujtojmë se nga aksidenti që ndodhi pasditen e së dieles, humbën jetën Edmond Preka 40 vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, vajza 10 vjeçe, vajza 5 vjeçe dhe djali 9 muajsh.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: