Katër jetë të humbura është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në mesnatë në Fushë Prezë.

Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi janë katër të rinjtë që u dogjën brenda automjetit me të cilin udhëtonin, pasi ky i fundit u përfshi nga flakët pas përplasjes me një betoniere.

BalkanWeb ka siguruar foton e Eneid dhe Rildi Laçi, vëllezër me njëri- tjetrin.

Mësohet se dy viktimat nuk kishin vëllezër apo motra të tjerë.

Ndërkohë Andi Laçi, ishte kushëri i vëllezërve.

Eneid Dhe Rildi Laci Aksidenti Ne Fushe Preze
Eneid Dhe Rildi Laci Aksidenti Ne Fushe Preze

Sa i përket dinamikë së aksdidentit, gazetari Igli Çelmeta raporton se betonierja sapo ka dalë nga puna dhe është futur në rrugë pasi pranë vendit të ngjarjes është edhe pika e betoniereve.

Betonierja ka qenë në lëvizje dhe Benzi ku udhëtonin katër të rinjtë ka ardhur nga pas dhe e ka goditur.

Automjeti tip Benz ka qenë me impiant benzinë -gaz, që mendohet të jetë edhe shkau i shpërthimit të zjarrit menjëherë pas përplasjes.
Betonierja ka qenë me shpejtësi të ulët, ndërsa dyshohet se automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ishte me shpejtësi. Një detaj tjetër i rëndësishëm që mund të ketë ndikuar në aksident, është edhe fakti se rruga nuk ishte e ndriçuar e për pasojë të rinjtë mund të mos kenë arritur të shihnin betonieren.

Ka qenë një patrullë policie ajo që ka konstatuar aksidentin duke njoftuar zjarrëfikësen e Fushë-Krujës, e cila e ka pasur të pamundur shuarjen e flakëve.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses nga Tirana që kjo të bëhej e mundur.

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb