Presidenti amerikan Donald Trump foli me gazetarët për përplasjen e djeshme në ajër midis një helikopteri ushtarak dhe aeroplanit të pasagjerëve në Uashington, duke thënë se nuk ka të mbijetuar.
“Fatkeqësisht, nuk ka të mbijetuar”, tha Trump nga dhoma e konferencës në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Ai tha se po fliste me popullin amerikan në një “orë ankthi” dhe kërkoi një moment heshtjeje në krye të fjalëve të tij.
“Puna tani është zhvendosur në një mision rimëkëmbjeje”, tha Trump, duke shtuar se e mërkura ishte “një natë e errët dhe torturuese në kryeqytetin e kombit dhe në historinë e kombit”.
Shtëpia e Bardhë ka ide për shkakun që çoi në përplasjen në ajër pranë Aeroportit Kombëtar Reagan, tha Trump në një konferencë.
“Për disa arsye, ne kishim një helikopter që ishte në të njëjtën lartësi dhe po shkonte në një kënd që ishte jashtëzakonisht i keq,” thotë ai.
Helikopteri bëri një “një kthesë të lehtë në fund, por atëherë ishte tepër vonë”, thotë Trump.