VELIPOJE- Kreu i grupit parlamentar të Partisë De Edmond Spaho bashke me deputetë demokratë të Shkodrës kanë shkuar për një vizitë ngushëlluese në familjen Preka në Velipojë.


Teksa shprehën ngushëllime për humbjen tragjike nga aksidenti i rëndë të babait dhe tre fëmijëve të tij, deputetët theksuan se kjo ngjarje preku të gjithë zemrat e shqiptarëve.


“Kjo është një ngjarje e rënde. I shprehëm ngushëllimet familjes Preka për t’ja lehtësuar sado pak dhimbjen e madhe të tyre. Është një ngjarje që na ka tronditur të gjithëve”, tha Spaho.


Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasditen e së diele, ndërsa humbën jetën Edmond Preka 40 vjeç dhe tre fëmijët e tij të mitur, vajza 10 vjeçe, vajza 5 vjeçe dhe djali 9 muajsh.
familja-preka-5

familja-preka-4

familja-preka

familja-preka-2
(ed.me/BalkanWeb)