Një përplasje mes dy autobusëve dykatësh në Mançester ka lënë të plagosur 17 persona.
Autobusët u përplasën në Rochdale Road në orën 8:34 të mëngjesit të së shtunës.
Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës North Ëest tha: “Nëntë ambulanca, një ambulancë ajrore, dy automjete të reagimit, një paramedik i avancuar dhe një komandant operacional ndoqën zhvillimet nga vendi i ngjarjes.
“Shtatëmbëdhjetë pacientë u dërguan në spitalet në të gjithë Mançesterin, duke përfshirë shtatë në një autobus të shoqëruar nga një ndihmës mjek. Askush nuk ka pësuar lëndime të rënda.”/Guardian/