SARANDE

Një 18-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në rrugën Turizëm – Kanali Cukës në Sarandë. 18-vjeçari, Arber Dyleshari ishte duke drejtuar motocikletën në momentin kur ka ka dale nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda me fraktura në gjithë trupin.

Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Sarandës , i cili ka përfunduar atje në gjendje kome.

Në kete situatë bluzat e bardha të Sarandës vendosën transportimin e tij me helikoptet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb