Avokati grek i Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” Alexis Kougias është aksidentuar mbrëmë në austradën Athinë­Selanik. Mjeti i tij është përplasur me një furgon pak pas mesnatës së të martës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Athinë-Selanik, në vendin e quajtur “Ylikis”. Avokati i Balilit nuk ka pësuar lëndime dhe ka dalë nga mjeti shëndoshë e mirë

Lajmin e kanë pasqyruar mediat greke, të cilat kanë dhënë edhe detaje. Pas aksidentit, avokati Alexis Kougias ka thënë se ka parë vdekjen me sy. “Kam parë vdekjen me sy këtë mëngjes”, ka thënë ai për “Protothemën”. Sipas medias greke, ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një kamion.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb