Një aksident rrugor ka ndodhur mesnatën e kaluar në Bulqizë, me pasojë plagosjen e disa personave të së njëjtës familje.

Mësohet se pjesëtarët e familjes Dako nga fshati Krajkë i Bulqizës janë aksidentuar në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi.

Për pasojë, është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, 35-vjeçari Danjel Dako, i cili është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, anëtarët e tjerë të familjes, që ndodheshin në makinë, janë dërguar në Spitalin e Peshkopisë, pasi kanë marrë lëndime të lehta. Nga ana e saj, policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: