Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan-Librazhd. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se në aksident është përfshirë makina e ambasadës ruse në Shqipëri.

Automjeti i ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murashit”, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë lagështia në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, mjeti tip ” Hondaj”, me drejtues shtetasin M.K., 44 vjeç, është përplasur me mjetin tip ” Benz” me drejtues shtetasin B.G., rreth 24 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit Benz, i cili u transportua në Spitalin e Librazhdit për kontrroll mjeksor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb