KORCE

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Arrëz të Korçës, ndërsa një person ka humbur jetën. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktima është  Luiza Dule, 48 vjeçe, mësuese.

Burime për “BalkanWeb” raportojnë se në aksident është përfshirë një makinë, brenda të cilës udhëtonin 7 persona, mësues edhe infermiere.

Ata si për çdo ditë ishin nisur për në punë, drejt shkollës së fshatit Arrëz, por mjeti i tyre u përfshi në aksident. 5 mësuesit po udhëtonin me makinën tip ‘Range Rover’, targa AA112CA, ndërsa mësohet se rruga që të çon në fshatin Arrëz është tejet e amortizuar, që dyshohet të jetë edhe shkak i aksidentit.

“Më datë 19.12.2018, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Miras-Arrëz, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet shtetasja L.D, 48 vjeçe, banuese në Miras.

Drejtuesi i mjetit si edhe pasagjerët e tjerë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb