Një 37-vjeçar dyshohet të këtë humbur jetën në mënyrë aksidentale ne galerinë e kromit ne Kalimash.

Paraprakisht mësohet se 37-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.

Për pasoje kamioni është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen e të shtetasit me inicialet S.L. Ne vendngjarje janë grupet e eksperteve te policisë për te hetuar dhe përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb