Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Viktima punonte në një fabrikë që prodhonte vaj ulliri në periferi të Tiranës.

Policia njofton se 65-vjeçarit i kishte këputur dorën makineria e përpunimit të vajit të ullirit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2024, në fshatin Barbas, Petrelë, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi të shtetasit Xh.H, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb