Nga SPARTAK KOKA*

TIRANË – Një aksident ka ndodhur gjatë pasdites në bulevardin “Bajram Curri”. Ngjarja është shënuar pranë Urës së Tabakëve, kur një automjet “VolsWagen” me targa TR 8133 S (makina gri në foto) ka përplasur një grua të moshuar, e cila po kalonte rrugën nga ana e Lanës në drejtim të rrugës “Shyqyri Ishmi”. Për pasojë ka mbetur e plagosur shtetasja Lindita Bejtja, 68 vjeçe, nëna e gazetarit të njohur Andi Bejtja.

E dëmtuara ndodhet në spitalin e traumës nën përkujdesje mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Policia rrugore në vendgjarje ka ndaluar drejtuesin e mjetit shtetasin Mario. T, 19 vjeç ndërsa në vendgjarje po kryhen ekspertizat e nevojshme hetimore.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb