Një punëtor ndërtimi, 57-vjeçar, i identifikuar si Ndue Nikolli, është aksidentuar teksa punonte në Sarandë. Dyshohet se ai ka rënë nga skela teksa punonte në një godinë.

Nikolli me banim në Durrës ka pësuar dëmtime në kokë, ndërsa është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb