ITALI

Një i ri shqiptar është përfshirë në një aksident rrugor në Itali. Mediat fqinje raportojnë  se shqiptari duke drejtuar një furgon ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore.

Kalimtarët e rastit kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa i riu 25-vjeçar me iniciale A.T u transportua drejt spitalit me urgjencë me ndihmën e një helikopteri.

Media shkruajnë se përplasja ka qenë e fortë dhe i riu ka marrë dëmtime të rënda.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb