Një incident i ndodhur rreth orës 18:20 në fshatin “Vukatanë” ka përfshirë një automjet zjarrfikës, i cili ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëmtime të lehta për dy punonjës të shërbimit zjarrfikës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti, që drejtohej nga shtetasi K. M., 30 vjeç doli nga rruga pasi ky i fundit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar lehtë si K. M. ashtu edhe R. K., të dy punonjës të shërbimit zjarrfikës. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb