Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi dyshohet se ka aksidentuar një 14-vjeçar në kryeqytet.

Në pranga ka përfunduar F.H 18 vjeç, ndërsa i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi  i shtetasit F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrigën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç banues në Tiranë i cili ndodhet në spital në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat  penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb