TIRANE- Një 25-vjeçar nga Vlora është arrestuar ditën e sotme pasi ka aksidentuar më makinën e tij dy të rinj në aksin Borsh-Vlorë. Isuf Abazaj, banues në fshatin Gjormë-Vlorë, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin e tij, tip “Golf”, është përplasur me një motoçikletë, tip “Aprila”, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi, E.R, 30 vjeç dhe shtetasja, J.S, 22 vjeç, të dy me banim në Tiranë.


Dy të aksidentuarit u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkaq, materialet në ngarkim të 25-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.


(b.e/BalkanWeb)

Etiketa: