KORCE

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 47-vjeçarin Olsi Belortaja, i cili aksidentoi për vdekje 3 persona mbrëmjen e 30 qershorit në rrugën Bilisht – Kapshticë.

Olsi Belortja, agjenti doganor që shkaktoi aksindetin e rëndë me tre viktima në Bilisht, ka qënë i dehur dhe kjo është vërtetuar nga dy teste alkooli. Belorta pritet të dalë nesër përpara gjykatës së Korçës dhe prokurorit Julian Kristo, ku do përballet tre akuza të ngritura.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se drejtuesi i mjetit rezulton të kishte pirë alkool dhe gjatë testit nga policia ka rezultuar se ka qënë në masën e 0.85 mg/l dhe 0.82 mg/l.

Në 30 qershor 2019, rreth orës 18:30, Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të markës Benz me targë KO 775 0B në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht. Në një pjesë të kësaj rruge, konkretisht në kryqëzimin e saj me rrugën e fshatit Kapshticë ishin duke udhëtuar si këmbësorë Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko.

Në këtë vend, automjeti i drejtuar nga Olsi Belortaja ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit dhe ka goditur fëmijën e mitur Semi Çuko,të cilin e ka plagosur rëndë por më pas ka ndëruar jetë në një spital në Tiranë.

Menjëherë pas aksidentit Olsi Belortaja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb