Një 21-vjeçar ka rënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi një ditë më parë u përfshi në një aksident.
I riu përplasi një 70-vjeçar, këmbësore teksa ky i fundit për pasojë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të 2 informacioneve të dhëna ditën e djeshme, për 2 aksidente, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:
arrestuan shtetasin V. D., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen Draçin, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin shtetasin P. B., 70 vjeç. Si pasojë 70 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje;