Një 63-vjeçar, drejtues i mjetit i cili u përfshi orët e para të kësaj të diele në një aksident rrugor ka përfunduar në pranga.

Sipas policisë, drejtuesi mjetit ka përplasur një këmbësor teksa ky i fundit ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të aksidentit rrugor të ndodhur ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Sarandë-Skërficë, në vendin e quajtur “Fushë-Vërri”, arrestoi drejtuesin e automjetit tip “Benz”, shtetasin E. O., 63 vjeç, banues në Sarandë, i cili aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin L. Xh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: