Një 24-vjeçar ka rënë në pranga nga policia pasi dyshohet se ka aksidentuar një 63-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, fatkeqësisht e moshuara ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
E. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Valias, ka aksidentuar shtetasen L. B., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.
(BalkanWeb)