DURRËS

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se përplasi për vdekje një drejtues biçiklete. Ngjarja ndodhi mbrëmë në Rrotull të Durrësit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.C., banues në Durrës akuzohet për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të njëjtat burime thanë se teksa i riu drejtonte mjetin tip ‘Peugot’ ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin me inicialet R.Ç., 32 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: