KAVAJE

Policia e Kavajës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e shtetasit Ç. B., të ndodhur më 12 shkurt 2019 në qendër të qytetit të Kavajës.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar A. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, ndërsa ai është arrestuar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. Policia ka gjetur edhe fenerin e ndërruar të makinës nga përplasja me biçikletën me të cilin viktima ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi.

“Ky shtetas dyshohet se më datë 12 shkurt 2019, në qendër të qytetit të Kavajës ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin Ç. B., 27 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: