Mbrëmjen e së dielës një ngjarje e rëndë u regjistrua në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit.
Një 18-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur një të mitur 8-vjeçare e cila për pasojë humbi jetën.
Ndërkohë qëGenci Gjura 18-vjeç sipas policisë është arrestuar për ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti u shënua mbrëmjen e 7 korrikur, kur automjeti Audi i drejtuar nga 18 vjeçari Genci Gjura që udhëtonte në rrugën që lidh Lalëzin, Maminasin me zonën bregdetar, përplasi fëmijën 8 vjeç që po përpiqej të kalonte nga një krah te tjetri.
Njoftimi i policisë:
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital.