KORÇË

Policia e Korçës, e mbështetur edhe nga Forcat Operacionale ka zhvilluar pak çaste më parë kontrolle “blic” në periferi të qytetit.


Pjesë e kontrolleve të imtësishme janë bërë disa lavazhe, lokale dhe magazina në zonën e Fajancës.

56165148 433004700842142 3199266532576198656 N
56165148 433004700842142 3199266532576198656 N

Gjithashtu “BalkanWeb” ka mësuar se pjesë e kontrolleve ishin edhe individët që kanë qenë pranë këtyre objekteve.

Ende nuk ka detaje për këtë operacion, ndërsa vijon puna intensive e efektivëve të Policisë së qyteti juglindor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb