Pas kërkesës së Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu për intensifikimin e luftës ndaj duhanpirjes në ambientet publike janë vendosur gjoba ndaj shkelësve të ligjit.

Në zbatim  të Ligjit nr. 9636, datë 06. 11. 2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”,  trupa inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor vetem ne 1 dite kreu 886 inspektime në orë të ndryshme të ditës dhe të mbrëmjes ne te gjithe vendin dhe mori 12 masa administrative me 30 mije leke te reja secila, ndaj shkelësve të ligjit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: