17 femra, këngëtare dhe valltare janë kapur gjatë një aksioni policor në objekte hoteliere në Tetovë. 10 prej tyre shtetase të huaja me leje qëndrimi të përkohshëm, një shtetase e vendit dhe 6 pa leje qëndrimi.
Aksioni është zhvilluar në periudhën prej orës dymbëdhjetë e tridhjetë deri në ora 03.00 pas mesnate, në një objekt hotelerie në rrugën rajonale Tetovë-Zhelinë në dalje nga Tetova.
Sipas policisë së Tetovës, nga gjashtë shtetaset e huaja me qëndrim të parregullt, 3 janë nga Ukraina, një nga Rumania, një nga Kazakistani dhe një nga Franca, të cilat u ndaluan në stacion policor për procedim të mëtejshëm./Alsat M/