DURRËS

Në bashkëpunim me qytetarët, blutë e Durrësit kanë vënë në pranga këtë të premte dy persona si dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre është vënë në pranga për akuzën e trafikut të drogës, ndërsa tjetri për veprën  penale të kanosjes.

 Njoftimi i policisë:

“Arrestohet në flagrancë një shtetas për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta. Në pranga edhe një shtetas tjetër si dhe një shpallet në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vijim të punës për parandalimin  dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu  gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë

Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Y., 45 vjeç,  banues në lagjen Nr. 13 Durrës.  Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y.,  dhe  A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri. Po punohet për kapjen e  shtetasit A. K. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme”- njofton Policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: