Policia e Lezhës në sajë të planit për rritjen e parametrave të sigurisë ka ushtruar një sërë kontrollesh në akse rrugore, në zona urbane dhe rurale për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Mësohet se gjatë aksionit janë sekuestruar drogë, armë, municione dhe dylbi nate, ndërsa një person është vënë në pranga dhe një tjetër po procedohet penalisht.

71689588 2538997756386580 7860798459677245440 N
71689588 2538997756386580 7860798459677245440 N

“Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, gjatë natës, kanë ushtruar kontrolle ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin E.H. 25 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje” , si dhe proceduan penalisht shtetasin Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” , pasi janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi. Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: