DURRËS
Një sasi droge është kapur në një konteiner të ”Alba Exotic Fruit” në Portin e Durrësit. Hera e tretë brenda muajit korrik që kësaj kompanie i kapet në konteiner drogë.
Hera e parë ishte më 13 korrik, e dyta më 23 korrik dhe tashmë më 29 korrik. Kësaj radhe janë kapur 7.25 kg kokainë pas një kontrolli prej disa orësh në konteinerë.
Si fillim pati sinjalizime dhe më pas u zbulua edhe kjo sasi e fshehur.
Deri më tani është arrestuar menaxheri i kësaj kompanie Barjon Gumeni, teksa administratori Eduart Dauti është në arrati. Dauti është vëllai nga nëna i Gumenit teksa më 14 korrik ng Franca administratori tha për ”News24” se nuk ka asnjë lidhje me drogën e kapur pasi nuk është as porositës e as trafikant.
(BalkanWeb)