Forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë ndërmorën sot në mëngjes një aksion policor në ”Lagjen e Trimave” në Kumanovë, sipas agjencisë maqedonase të lajmeve ”Alsat M”.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ushtruar kontroll në shtëpinë e Riza Jonuzit, për të cilin thuhet se ka pasur sijeni për grupin kosovar, që më 9 maj u përball me forcat maqedonase të sigurisë ku mbetën të vrarë 18 persona.
”Ky aksion policor u konfirmua edhe nga Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme që bëri të ditur se bëhej fjalë për një kontroll rutinë të policisë”, shtoi i njëjti burim.

“Nuk bëhet fjalë për një aksion policor, por është një kontroll rutinë i rregullt”, theksoi Ministria e Punëve të Brendshme duke mos zbuluar detaje të tjera mbi kontrollin e zhvilluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Nuk ka informacione për të arrestuar.

”Edhe dy javë më parë në rajonin e Kumanovës u zhvillua një aksion i madh policor ku u arrestuan shtatë persona të dyshuar për lidhje me “grupin e Kumanovës”, sipas Alsat M.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: