KOSOVË- Policia e Mitrovicës ka nisur në orët e para të mëngjesit një aksion të madh policor në lagjen Vaganicë të qytetit verior. Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se aksioni po zhvillohet për kërkimin e armëve dhe deri më tani janë arrestuar nëntë persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar aksionin policor, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: