Një aksion policor ka çuar në pranga një 23-vjeçar me rrezikshmëri shoqërore. Policia njofton se ka arrestuar 23-vjeçarin M. H., banues në Burrel, i cili kur ka pa se efektivët i kanë rrethuar banesën, është fshehur në tavanin e saj, por nuk ka shpëtuar dot.


I riu rezulton se është dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi K. Ll, pasi së bashku me 23-vjeçarin e arrestuar, janë përfshirë më parë në një konflikt me armë


Njoftimi i policisë:


Mat,Dibër

Një tjetër i kërkuar me rrezikshmëri shoqërore bie në prangat e Policisë.

Finalizohet operacioni policor “Stadiumi”.

Kapet dhe ndalohet një 23-vjeçar, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

23-vjecari, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vjedhja” dhe “Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Shërbimet e Komisatiatit të Policisë Mat, pas 1 muaji hetimesh proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentinin e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në një konflikt me armë.

Mbi bazën e hetimeve dhe informacioneve të marra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë lokalizimin e vendodhjes së autorit M. H., 23 vjeç, banues në Burrel dhe në kuadër të operacionit policor “Stadiumi” u bë kapja e tij, i cili kur ka parë që Policia kishte rrethuar banesën e tij është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë.

Ky shtetas, në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me shtetasin K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. Ll.

Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: