GJIROKASTËR

Policia e qarkut të Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Dy persona nga Memaliaj janë vënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa një tjetër me banim në Mamurras u kap duke transportuar 5 shtetas të  huaj si klandestinë.

Gjithashtu edhe në Përmet është prangosur një 30-vjeçar, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Njoftimi i policisë:

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër vijojnë punën për goditje e paligjshmërisë.

Në Memaliaj,  nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.C., 25 vjeç dhe B.C., 47 vjeç, pasi këta shtetas dyshohet se janë autorët e tentativës për kultivim të 60  kubikëve të kultivuar me fara Cannabis Sativa, në fshatin Buz, Memaliaj., si dhe  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe për shtetasin G.Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Buz.

———————————-

Në Gjirokastër, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Q., 20 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

—————————–

Në Përmet, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Xh., 30 vjeç, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb