KOSOVË

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar me aksione kontrolli në katër komunat e veriut me shumicë serbe.

Nga të dhënat e para të aksionit, siç raportojnë mediat vendase bëhet me dije se deri tani 5 persona janë vënë në pranga. Ata dyshohen për veprën penale krim të organizuar.

Operacioni ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së martës. Alarmi që përdoret nga serbët e veriut e që simbolizon tubim të menjëhershëm është aktivizuar rreth orës 06:00, por deri tani nuk është mbledhur asnjë qytetar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb