Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar 3 persona në Vlorë dhe Sarandë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu të qytetit jugor thonë se kanë arrestuar personat, nën akuzat për drogë, largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë me dashje.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.M., 48 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ky shtetas udhëtonte u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si heroinë me peshë 2.3 gramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V.B., 44 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte larguar nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm pasi ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

—-

Sarandë, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit O.K., 19 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë ka lëshuar urdhërin e ndalimit të tij si i dyshuar për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb